Aktualitet

Dorëhiqet Enkeleda Kapedani,e prekur para KLGJ:Kë kam shkelur unë në kallo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 07/06/21 |
Opi Nion

Ka nisur ditën e sotme në KLGJ seanca për gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Arsyeja e kërkesës për shkarkim u bë pas videove që gjyqtarja publikonte në rrjetin social Tik-Tok. Ndërkohë që kjo seancë dëgjimore në KLGJ ka ardhur pas kërkesës së bërë nga vetë ILD.

Bëhet me dije se vetë Kapedani, sipas News24 ka njoftuar dorëheqjen nga posti i gjyqtares me argumentin për të mos penguar hetimin e ILD-së.

Gjatë fjalës së saj para KLGJ, Kapedani u shpreh: “Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Në cilin vend dënohet një gjyqtare, në cilin vend shkarkohet nje gjyqtare qe i publikohen videot e saj private? Pyetja është se kë kam shkelur unë në kallo”.

Kujtojmë se kreu i ILD-së Artur Metani është shprehur ditën e sotme se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.”, tha Metani./Opinion.al

Pas