Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si të njohim simptomat dhe shkaqet që çojnë në Hipertension Pulmonar

2021/11/05 at 10:06 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si të njohim simptomat dhe shkaqet që çojnë në Hipertension Pulmonar

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të popullatës rreth Hipertensionit Pulmonar.  Hipertensioni Pulmonar, që është një sëmundje progresive e mushkërive që prek si të rriturit ashtu edhe fëmijët e të gjitha moshave. Kjo patologji konsiderohet një gjendje shumë serioze për shëndetin duke qenë se mund të çojë në dobësim të anës së djathtë të zemrës apo dështim të saj, duke rezultuar deri në fatale për jetën e pacientit. Prandaj, si çdo vit, edhe këtë vit, nën sloganin #SparkAwareness ~#NxitNdërgjegjësimin, Organizata Botërore e Shëndetësisë inkurajon informimin rreth Hipertensionit Pulmonar.


Hipertensioni pulmonar është një rritje e presionit në enët (arteriet) e gjakut që bartin gjak në mushkëri. Pra, ndodh që këto arterie mund të ngushtohen, bllokohen ose të dëmtohen dhe për këtë arsye ato nuk arrijnë të bartin sasinë e duhur të gjakut në mushkëri.

Në fazat e hershme të tij HP mund të mos japë simptoma të dukshme, por gulçimi apo të errësuarit të syve gjatë aktivitetit fizik konsiderohen si simptoma të para. Ndonjëherë kjo sëmundje trashëgohet, pra kalon nga prindi te fëmijë me anë të gjeneve ndërsa herë të tjera, shkaku nuk dihet dhe në të tilla raste ky quhet Hipertension Pulmonar idiopatik.

Ndërsa stadet e avancuara të saj simptomat e HP-së mund të përfshijnë:

  • Vështirësi (ndërprerje) të frymëmarrjes edhe në gjendje qetësie
  • Lodhje dhe dobësi trupore
  • Dhimbje ose presion në pjesën e kraharorit
  • Rrahje të përshpejtuara të zemrës
  • Marramendje sidomos gjatë ngjitjes së shkallëve
  • Enjtje e gjymtyrëve të poshtme dhe kyçeve

Në rastet e pranisë së patologjive kardiake, simptomat rëndohen më tej madje vihet re prania e cianozës (ngjyrimi blu i buzëve dhe thonjve).

  • Diagnostikimi

Duke qenë se simptomat e Hipertensionit Pulmonar mund të ngjasojnë me shenjat (simptomat) e sëmundjeve të tjera sidomos atyre kardiovaskulare vështirëson në një farë mënyre edhe diagnozën sidomos nëse marrim parasysh edhe faktin që kjo patologji në fazat e hershme të saj nuk shoqërohet me simptoma të dukshme.Për këtë arsye diagnostikimi i një pacienti me HP është mjaft kompleks për të cilin nevojiten një sërë ekzaminimesh përjashtuese

– Elektrokardiograma

– Grafi e kraharorit

– Ekzaminime për matjen e funksionit të mushkërive

– Ekokardiografia

– Skaneri i mushkërive

– Ekzaminime laboratorike

– Kateterizimi i anës së djathtë të zemrës

  • Trajtimi

Në varësi të stadit të diagnostikimit të sëmundjes përcaktohet edhe trajtimi që i rekomandohet pacientit. Megjithëse HP nuk mund të shërohet, mjekët mund t’ju ndihmojnë në menaxhimin e kësaj patologjie duke qenë se trajtimi i duhut ndihmon në lehtësimin e simptomave, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe njëkohësisht ndikon në ngadalësimin e përparimit të kësaj patologjie. Trajtimet janë komplekse dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Shpesh merr pak kohë për të gjetur trajtimin më të përshtatshëm për hipertension pulmonar. Kur hipertensioni pulmonar është shkaktuar nga një gjendje tjetër, mjeku do të trajtojë shkakun themelor sa herë që të jetë e mundur.

Zakonisht në stadet fillestare rekomandohet trajtimi bazë:

– a) Antikoagulantë (për hollimin e gjakut)

– b) Diuretikë (për eleminimin e ujit të tepërt)

– c) Trajtimi me oksigjen

Ndërkohë në stade më të avancuara trajtimi i rekomanduar mund të jetë i targetuar, pra mjaft specifik për pacientin. Ndërkohë në raste akoma më të rënduara si dhe për të lehtësuar simptomat e pacientit, rekomandohet trajtimi kirurgjikal.

Departamenti i Pneumologjisë

Spitali Hygeia

Kontaktoni:04 23 90 000

Etiketa: hipertension pulmonarmushkeria


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin pranon mungesa të energjisë pas sulmeve të Ukrainës

29 Qershor, 2026 1:23 pm
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
Aktualitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

29 Qershor, 2026 12:53 pm
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
Kryesore

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

29 Qershor, 2026 11:54 am
Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
Bota

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

29 Qershor, 2026 10:32 am
SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
Bota

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

29 Qershor, 2026 8:38 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
Bota

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

29 Qershor, 2026 8:34 am
Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
Bota

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

29 Qershor, 2026 8:24 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Para
Partitë opozitare krijojnë shumicën e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Partitë opozitare krijojnë shumicën e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut

“Kjo verë shumë më e ndritshme”, Biden: Janë bërë 300 milionë doza vaksine

Kosova nuk merr ftesë nga Biden për Samitin, reagime nga politika: Këmbanë alarmi

Gazetarja e RAI: Isha lesbike, ndryshova sepse gjeta dashurinë e vërtetë

Gazetarja e RAI: Isha lesbike, ndryshova sepse gjeta dashurinë e vërtetë
















TE FUNDIT

Putin pranon mungesa të energjisë pas sulmeve të Ukrainës

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
29 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se Rusia po përballet me mungesa të energjisë, duke konfirmuar një problem për të cilin...

Lexo më shumë

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
29 Qershor, 2026

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali. Pë rkëtë arsye, kryetarit të...

Lexo më shumë

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm...

Lexo më shumë

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
29 Qershor, 2026

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë kryer një operacion tokësor dhe sulme ajrore përgjatë kufirit Pakistan–Afganistan për t’iu përgjigjur goditjeve “terroriste ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}