Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin pranon mungesa të energjisë pas sulmeve të Ukrainës

2026/06/29 at 1:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë

Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se Rusia po përballet me mungesa të energjisë, duke konfirmuar një problem për të cilin ekspertët, zyrtarët rajonalë dhe qytetarët kanë paralajmëruar prej kohësh.


“Ju e dini mirë se problemet për shoferët dhe bizneset vazhdojnë. Fatkeqësisht, ende ka radhë në pikat e furnizimit me karburante”, tha ai.

“Duhet ta zvogëlojmë në minimum ndikimin e sulmeve terroriste ndaj objektivave tona civile dhe infrastrukturës”, shtoi presidenti rus, duke iu referuar, mësa duket, sulmeve me dronë të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike brenda territorit rus.

Këto sulme kanë goditur terminale nafte, rafineri dhe tubacione.

Së paku 17 rajone në Rusi kanë vendosur kufizime të detyrueshme për shitjen e benzinës dhe naftës, ndërsa dhjetëra të tjera kanë raportuar mungesa të karburanteve ose kufizime të vendosura nga kompanitë private të furnizimit.

Putin i bëri deklaratat gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 28 qershor.

Pak më vonë, në një intervistë të publikuar nga Kremlini, ai u përpoq t’i minimizonte përmasat e krizës.

“Sa u përket sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, veçanërisht asaj energjetike, sigurisht që ato krijojnë probleme. Kjo është e qartë”, tha Putin.

“Aktualisht po përballemi me mungesa të caktuara, por situata nuk është kritike”, shtoi ai.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shoferë të zemëruar që presin në radhë të gjata në pikat e karburantit, shpesh duke u përfshirë edhe në debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Putin kërkoi që të merren masa për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me karburante për fermerët.

“Po shqyrtojmë vendosjen e një ndalimi të plotë të eksportit të naftës”, tha ai.

Sipas Putinit, Rusia po përdor aktualisht rezervat e saj të benzinës për të përballuar mungesat.

Ai theksoi se prodhimi i karburanteve në korrik pritet të jetë më i lartë se në qershor, me synimin për të lehtësuar situatën, dhe shtoi se një grup i posaçëm pune për furnizimin me karburante, po punon pa ndërprerje për ta menaxhuar situatën.

“Duhet të bëjmë gjithçka që furnizimi sezonal me karburante për ndërmarrjet bujqësore të zhvillohet sipas planit, sepse prej tij varet korrja”, tha ai.

Vetëm disa orë para fjalimit të Putinit, një sulm ukrainas me dron vrau një person dhe shkaktoi zjarr në një rafineri në rajonin jugor rus të Krasnodarit, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal, Veniamin Kondratjev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi ishte pjesë e “operacioneve që dobësojnë aftësinë e Rusisë për ta vazhduar këtë luftë”.

“U godit rafineria e naftës në Slavjansk, në rajonin e Krasnodarit, rreth 300 kilometra larg vijës së frontit. Ne goditëm gjithashtu edhe një rafineri në rajonin e Jaroslavlit, rreth 700 kilometra nga kufiri ynë”, shkroi Zelensky në rrjetin X./REL



Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Rama i publikon “CV” protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje

Rama i publikon "CV" protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë

Plagosje me armë zjarri në Pogradec

Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro

Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}