1nstant

Si ta kuptoni nëse i dashuri dëshiron të kalojë jetën me ju

               Publikuar në : 23:27 - 11/02/19 |
el ida

Pjesa më e madhe e familjeve sot lindin nga një lidhje dashurie reciproke, ku të dyja palët dëshirojnë ta kalojnë jetën me njëri-tjetrin. Ju mund të jeni në një marrëdhënie me dikë, por ndoshta hasni vështirësi për të kuptuar nëse ky person do të jetë gjithmonë pranë jush. Edhe nëse shenjat janë të qarta, sidomos vajzat shpesh kanë nevojë për konfirmim. Nëse doni të kuptoni se njeriu juaj i zemrës ndodhet aty për të qenë gjithmonë pranë, ose përkohësisht, lexoni më poshtë:

Ju vendos gjithnjë në vend të parë

Ekspertët e lidhjeve dhe dashurisë thonë se nëse i dashuri zgjedh të kalojë më shumë kohë me ju se me shoqërinë, ose të paktën e ndan kohën njësoj, gjërat po shkojnë mirë. Kur ai  përpiqet të koordinojë kohën që edhe ju të jeni pjesë e axhendës, atëherë lidhja juaj është premtuese.

Keni mirëkuptimin e tij

Mirëkuptimi, ose të paktën përpjekja janë të rëndësishme në një marrëdhënie. Shpesh përballeni me ndryshime në rutinë ku ju duhet të kaloni më pak kohë me partnerin. Nëse ai nuk reagon negativisht, por përkundrazi ju mirëkupton dhe kurajon, atëherë do të jeni me të për një kohë të gjatë.

Ndihesh rehat dhe vetëvetja në prani të tij

Partneri duhet t’ju bëjë të ndiheni mirë. Nuk duhet të keni komplekse apo frikëra rreth tij. Në fakt, mes jush duhet të ekzistojë mbështetje, kurajo, të qeshura dhe kohë cilësore. Sigurisht, jeta nuk është gjithnjë parajsë. Por edhe në këtë momente parteri duhet t’jua lehtësojë jetën dhe jo t’jua bëjë të vështirë.

Keni besim

Sinqeriteti është pikë kyçe në një marrëdhënie. Nëse ndiheni që po ju fsheh gjëra, ose më keq, ju nuk ndiheni rehat t’i thoni gjithçka atij, atëherë kjo lidhje nuk do të zgjasë. Besimi duhet të jetë i ndërsjelltë dhe i plotë./E.L

Pas