Life Style

Si mund ta mbroni sistemin imunitar?


               Publikuar në : 16:21 - 14/03/19 |
xhu lia

Për të qenë i mbrojtur sistemi imunitar ka gjithnjë nevojë që të jeni të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj. Sipas  faqes “Healthy-life” këto janë disa nga këshillat që do t’iu ndihmojnë që t’a keni në kujdes sistemin tuaj imunitar.

1-Kontrolloni stresin

Ashtu siç çdo gjë tjetër, stresi I tepërt dëmton edhe sistemin imunitar. Qelizat imunitare kanë receptor për kapjen e hormoneve të stresit.

2-Merrni Vitaminën D

E këshillueshme të merret në dimër, vitamina D forcon sistemin imunitar në mushkëri.

3-Përdorni sa më shumë fibra

Ndonëse duket se habitshme më shumë se 70% e sistemit imunitar lokalizohet pikërisht tek pjesa e zorrëve. Fibrat të cilat i gjejmë tek frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme pasi shërbejnë pikërisht për të ushqyer bakteret e dobishme në zorrë.

4-Gjumi

Të flini me orar të rregullt si dhe ti plotësoni orët e gjumit do të çojë padyshim në forcimin e sistemit imunitar.

5-Duhet të keni diversitet tek ushqimet

Dieta e balancuar me perime dhe fruta ndikon shumë në forcimin e sistemit imunitar

6-Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit, megjithatë nuk duhet të sforcohemi për t’i realizuar./Xh.K/Opinion.al/

 

Pas