InstaBIZ

Khloe Kardashian e trishtuar, Tristan nuk po kujdeset për vajzën


               Publikuar në : 17:38 - 14/03/19 |
xhu lia

Ndonëse Khloe Kardashian dhe basketbollisti Tristan Thompson janë ndarë kanë rënë dakord që ai mund ta takojë vogëlushen e tij kur të ketë dëshirë.

Por duket se Tristan nuk po bën asnjë përpjekje për të qenë afër së bijës. Sipas “Us Weekly” Tristan nuk e ka takuar shpesh të voglën dhe për këtë arsye Khloe është mërzitur.

“Khloe e kupton që ai jeton në Cleveland dhe se i duhet të udhëtojë shpesh për shkak të basketbollit, por ajo ndjen Tristan nuk interesohet shumë për vajzën. Qëndrimi i Tristan-it duket sikur është: ‘Do ta shoh vajzën, kur ta shoh!’ -ka shkruar Us Weekly.

Ndërkohë në rrjete sociale Khloe i ka dhënë një mesazh të qartë Tristan për True-s. Në foton e publikuar në rrjete sociale shohim vogëlushen e kthyer me shpinë dhe në trikon e saj shkruhet: “Do të doja që të ishe këtu.”/Xh.K/Opinion.al/

Pas