Life Style

Ndodh dhe kjo, qytetarët i telefonojnë policisë për problemet e Facebook


               Publikuar në : 18:46 - 14/03/19 |
geliano fataj

Aq shumë janë mërzitur përdoruesit e rrjetit social Facebook për problemet, sa në Zelandën e Re shumë qytetarë kanë telefonuar policinë.

Gjigandi i rrjeteve sociale me themelues Mark Zuckenbergun, pati probleme gjatë ditës së djeshme por edhe sot. Oficerët e policisë bënë thirrje që të mos bllokonin numrin e emergjencës.

Në mesazhin e organeve të rendit thuhet: “Ne e dimë që rrjetet sociale facebook dhe instagram nuk janë duke funksionuar, për këtë problem edhe ne nuk mund të bëjmë gjë. Po ju paralajmërojmë që për shqetësime të tilla të mos i drejtoheni policisë”.

Ende nuk është dhënë një shpjegim për arsyen e kësaj ndërprerjeje masive, por në përgjigje të thashethemeve që nisen të qarkullojnë, kompania u përpoq të sqaronte se problemet nuk ishin pasojë, siç thuhet, e një sulmi kibernetik të njohur si DDoS –që përfshin shenjëstrimin e një shërbimi me volum jashtëzakonisht të lartë aktiviteti. /Opinion.al

Pas