Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si lexohet vota Pro Tramp?

2016/11/09 at 11:02 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu
Ndodhi ajo që e besohej më së pakti. Donald Tramp është Presidenti i zgjedhur i SHBA dhe në Janar ai pritet të betohet si Kreu i 45 – të i Shtëpisë së Bardhë. Triumfues i një fushatë të lodhshme, të ndryshme nga gjithë të tjerat dhe tejet polarizuese, Tramp ka tronditur jo vetëm një pjesë të elitave amerikane, por edhe më gjerë. Zgjedhja dhe triumfi i tij, kanë sjellë në vemëndje disa probleme thelbësore dhe kanë ngritur disa pikëpyetje.
E para, fitorja e Tramp është sinjali më domethënës i krizës që ka mbërthyer kastat politike dhe vetë politikanët në botë. Vota pro tij, ishte më shumë një votë kundër stato kuosë politike amerikane, kundër dominimit të saj për një kohë të gjatë nga filozofia e Klintonve, kundër paaftësisë për të nxjerrë figura të reja dhe jashtë dominimit të një kaste politike.
Vota pro Tramp konfirmoi krizën në të cilën kanë rënë politikanët në Europë e tashmë edhe në SHBA. Mosbesimin ndaj tyre dhe apelin për një formë të re dhe të ndryshme të administrimit të pushtetit.
Në SHBA, ndodhi ajo që kishte ndodhur më parë në Itali me Berluskonin, në Greqi me Ciprasin, në Britani me Brexit. Ajo që rrezikon të ndodhë në Spanjë me Podemosin, në Francë me Frontin Nacional dhe në vende të tjera me formacione ekstremiste. Ndodhi konfirmimi i një krize që refuzojmë ta pranojmë prej më shumë se një dekade.
E dyta, fitorja e Tramp ishte dështimi i elitave dhe mediave amerikane. Pjesa më e madhe e nobelistëve, figurave intelektuale, ikonave mediatike, artistëve, sportistëve dhe biznesmënëve të njohur u rreshtuan publikisht kundër tij. Popullariteti i tyre nuk luajti asnjë rol në votën e amerikanëve, duke venë në pikëpyetje rolin që ata luajnë sot.
Mediat më të mëdha amerikane po ashtu u rreshtuan qartë. Shumë prej tyre shkelën traditën shekullore të neutralitetit, duke ju bërë thirrje qytetarëve të votojnë kundër Tramp. Ky dështim, reflekton edhe një sistem të ri infomimi dhe opinioni, ku rrjetet sociale dhe mediat on line, po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim.
Së treti, fitorja e Tramp ishte një goditje për Bashkimin Europian dhe vetë Europën tradicionale politike. Klasa politike europiane edhe pse e matur ishte hapur kundër Tramp. Tani fitorja e Tramp, më shumë se Amerikën, do të verë në pikëpyetje raportet gjeopolitike botërore. Që në fjalimin e parë si president i zgjedhur, Tramp siguroi se amerika do jetë sërish e unifikuar dhe një vend i vlerave të mëdha. Automekanizmi që korrigjon çdo President në momentin që zgjidhet do funksionojë edhe këtë rradhë.
Ajo që nuk dihet është raporti që Tramp do të vendosë me Rusinë, Kinën dhe Indinë. Nuk dihet se cili do mbetet roli i NATO -s dhe se si do jenë raportet e mëtejshme amerikane me Europën. Raporte të vështira në kohën e Bush, por që ishin modifikuar në momentin e ardhjes në pushtet të Obamës.
Pavarësisht kësaj, Tramp do mbahet mend si një kandidat që fitoi i vetëm thuajse kundër të gjithëve. Kundër partisë së tij, kundër ish presidentëve republikanë që u deklaruan kundër tij, kundër Presidentit në fuqi që u bë pjesë aktive e fushatës, kundër liderëve botërorë, kundër mediave, kundër elitave. Ai diti të lexojë pritshmëritë e elektoratit dhe i dha atij atë që donte të dëgjonte. Për këtë, ai shfrytëzoi leksionin e parë të demokracisë në botë dhe asaj amerikane në veçanti: Vota është e gjithsecilit dhe vota është e barabartë. Ai i dha vlerë votës së çdi qytetari, që sot, pati të njëjtën vlerë sa ajo e një nobelisti, një ikone mediatike, një miliarderi apo një artisti të famshëm. Amerikanët zgjodhën dhe në fund të fundit kjo është zgjedhja e tyre. Por një zgjedhje nga e cila duhet të reflektojnë të gjithë.
Blendi Fevziu


Etiketa: klintonPresidenti i shbaTrampzgjedhjet amerikane.


Ju sugjerojmë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Bota

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

18 Korrik, 2026 11:22 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Para
Video/ Los Angeles, nis protestat kundër Trump

Video/ Los Angeles, nis protestat kundër Trump

Foto/ Basha: Rama është kundër Shqipërisë, po qeveris me trafikantë

Rama uron Trampin. Ja çfarë thotë për atë që e quante "rrezik për SHBA-të"

Apokalipsi i Evropës

Dokumenti/ Komisioni Europian: Të hapen negociatat me Shqipërinë, kusht Vettingu
















TE FUNDIT

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
18 Korrik, 2026

Një 39-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafikim të...

Lexo më shumë

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
18 Korrik, 2026

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka realizuar një sulm të suksesshëm me dronë me rreze të gjatë...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
18 Korrik, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me vendosjen e tarifave të reja, duke e akuzuar për...

Lexo më shumë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Mësohet se pista që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}