Kryesore

Si e komenton Rudina Hajdari vendimin e Metës: Presidenti duhet…


               Publikuar në : 10:41 - 12/06/19 |
geliano fataj

Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat, thotë se Presidenti Ilir Meta duhet të kishte diskutuar me palët politike në vend, para se të merrte vendimin për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve.

“Nuk kam parë te Presidenti një përpjekje për të pasur një dialogim mes palëve. Ai thotë se e bën këtë për të unifikuar popullin, por ai duhet të kishte pasur disa përpjekje paraprake, duhet të kishte dialoguar”, tha Hajdari në një intervistë televizive.

Sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve në lidhje me krizën, Hajdari u shpreh se deklaratat e tyre përdoren nga partitë në vend dhe kjo e thellon edhe më tej krizën. Deputetja thekson se kriza duhet të zgjidhet nga vetë ne.

“Po luhet shumë me pozicionin e ndërkombëtarëve. PS mundohet të marrë ndërkombëtarët që mbështesin qëndrimin e tyre dhe e kundërta. Përdorimi i deklaratave të ndërkombëtarëve e thellon më shumë krizën. Këtu jemi në një situatë krize dhe nuk mund të themi që njëra palë ka më shumë apo më pak të drejtë. Unë mendoj se ne duhet ta zgjidhim vetë këtë situatë”, u shpreh Rudina Hajdari./ Opinion.al

Pas