InstaBIZ

Bebe Rexha fiton çmimin prestigjioz


               Publikuar në : 11:02 - 12/06/19 |
xhu lia

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është në një moment shumë të mirë sa i përket jetës profesionale.

Shumë nga bashkëpunimet dhe këngët e saj kanë rezultuar mjaft të suksesshme, ndonëse nuk janë vlerësuar me “Grammy Awards”.

Megjithatë kënga e saj “I’m  a Mess” është vlerësuar me çmimin “Platinum”. Ka qenë vetë Bebe, e cila e ka publikuar ëtë fakt në rrjete sociale ku shkruan:

“Kush e mendonte se një këngë për pasiguritë dhe problemet me vetëbesimin do merrte çmimin ‘Platinum’?”, -ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Këngëtaret me origjinë shqiptare aktualisht janë në kulmin e suksesit të tyre në botë./Opinion.al/

Pas