Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtari që vendosi kundër Dritan Dajtit: Vettingu luftë klasash moderne

2019/06/12 at 11:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqtari që vendosi kundër Dritan Dajtit: Vettingu luftë klasash moderne

Fuat Vjerdha ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjyqtari që votoi kundër shkurtimit të dënimit të Dritan Dajtit u shkarkua nga KPK dy ditë më parë për arsye profesionale.

Përmes një postimi në Facebook, gjyqtari e ka cilësuar shkarkimin e tij si pjesë të luftës së klasave të kohërave moderne që po bëhet edhe me anë të vettingut.

Vjerdha thekson se nga salla e vettingut ka dalë ‘kryenaltë’ sepse nuk ka rezultuar të jetë as i korruptuar as me lidhje me grupet kriminale.

Në fund, Vjerdha e mbyll reagimin e tij duke ju drejtuar zotit me fjalët “Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!”.

Vendimi për shkarkimin e tij u shpall nga trupa gjykuese e drejtuar nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Pamela Qirko.

Ish Kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës u përball dy herë në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjatë vlerësimit të pasurisë, KPK konstatoi probleme të vogla me deklarimin e pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme prej 1.6 milionë lekësh.

Hetimeve për kriterin profesional e rënduan pozitën e Vjerdhës, pasi KPK mori në shqyrtim lehtësimin e akuzave për Sokol Mjacajn në vitin 2010 dhe dy denoncime nga publiku.

Vjerdha e mbrojti procesin në Apel ndaj Mjacajt. Ai ngulmoi se Sokol Mjacaj nuk kishte qenë bashkëpunëtor në një vrasje të vitit 2010, ndërsa shtoi se për vrasjen e dy turistëve çekë ai u dënua me burgim të përjetshëm nga një trupë gjykuese ku pjesë kishte qenë edhe vetë.

“Nuk kemi shkelje proceduriale. Kjo çështje është gjykuar edhe në Gjykatën e Lartë”, tha ai në seancën dëgjimore të 7 qershorit.

Gjyqtari  Fuat Vjerdha është një nga gjyqtarët e Dritan Dajtit, për të cilin ai votoi kundër zbritjes së dënimit të tij. Bashkë me Lindita Hoxhën, ai vendosi kundër gjykimit të shkurtuar, ndërkohë që tre të tjerë, Petrit Aliaj, Aleks Nikolla dhe Skënder Damini vendosën të zbresin dënimin e përjetshëm për Dajtin, duke lënë në fuqi dënimin me 25 vjet burgim.

Reagimi i Fuat Vjerdhës

“Të dashur miq! Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilën e ushtrova për 25 vite. Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave. Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin. E përsëris se nga salla e vettingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qenë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër. Gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që unë kam përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar. Mos ndjeni keqardhje për mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranës. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!” /Opinion.al

Etiketa: dritan dajtifuat vjerdhaKPK

Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Zbrisni nga kali dhe konkurroni si këmbësorë

Zbrisni nga kali dhe konkurroni si këmbësorë

Kreu i një grupi mafioz kinez arrestohet në Rinas

Kreu i një grupi mafioz kinez arrestohet në Rinas

Tërhiqet një nga prokurorët në garë për SPAK

Tërhiqet një nga prokurorët në garë për SPAK

TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com