Bota

Përshkallëzohen protestat në Hong Kong, rrethohet parlamenti


               Publikuar në : 10:56 - 12/06/19 |
Al Do

Protestat kundër projektligjit të ekstradimit kanë vazhduar në Hong Kong. Pas protestës të së dielës ku morën pjesë më shumë se 1 milion persona, sot turma rrethoi parlamentin i cili është duke shqyrtuar projektligjin.

Policia ka përdorur autobotet me ujë, shkopinjtë e gomës dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po sulmonin parlamentin. Protestuesit nga ana tjetër kanë bllokuar rrugët kryesore rreth ndërtesave të qeverisë dhe kanë hedhur tulla dhe predha drejt policisë.

Fotot e ndara në mediat sociale tregojnë protestuesit të goditur nga autobotet e ujit duke u përpjekur të mbrojnë veten me çadra, ndërsa imazhet e marra nga një stacion televiziv lokal po tregojnë policë të armatosur me plumba gome.

“Kjo sjellje ka shkuar përtej fushëveprimit të tubimeve paqësore”, tha të mërkurën forca policore e Hong Kongu

Një protestues i ri, i veshur me një maskë të zezë dhe doreza, i tha për mediat se ata nuk do të “tërhiqen deri sa të hiqet ligji”.

Partia Fronti Kombëtar i Hong Kongut ka kërcënuar të hyjë në Këshillin Legjislativ dhe të shpallë grevë “me kohë të pacaktuar” nëse qeveria nuk e tërheq projektligjin.

Ligji i ekstradimeve do ti lejojë Kinës të ndjekë kundërshtarët e saj politikë edhe në Hong Kong, qyteti i cili ka qenë tradicionalisht streha e sigurtë nga Partia Komuniste Kineze. Aido të legjitimonte rrëmbimet në qytet dhe do t’i nënshtronte kundërshtarët politikë dhe aktivistët në sistemin gjyqësor kinez i cili është kritikuar gjerësisht. /Opinion.al

Pas