Aktualitet

Shumë shpejt dy libra për lexuesit, Fevziu zbulon për çfarë po shkruan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:06 - 15/09/21 |
Opi Nion

Gazetari dhe autori Blendi Fevziu u rikthye pas në kohë, duke rikujtuar fillimet e veta në gazetari, në nisje të viteve ’90-të ditën e sotme në një bashkëbisedim me studentët e Klubit Letrar Kadare në UET.

Gjatë bashkëbisedimit Fevziu zbuloi se është duke punuar me dy libra paralelisht, që shumë shpejt do të sillen për lexuesin shqiptar.

“Njëri është me protagonistë të historisë së Shqipërisë, me personazhe të njohur dhe më pak të njohur. Libri i dytë është për udhëtimet. Kam shkuar në 123 vende të ndryshme, pavarësisht se kam lindur në vendin më të izoluar të botës”, tha Fevziu.

Ndër të tjera Blendi Fevziu i quajti librat trashëgiminë e tij, ndër të cilët veçoi “Tirana e Nonës”, duke e cilësuar një lloj borxhi ndaj familjes, pa e ditur se ishte i tillë.

“Thonë se për një njeri, duhet të mbjellë një pemë, të shkruajë një libër dhe të lërë një fëmijë. Unë i kam plotësuar këto, se çfarë do të mbetet, nuk e di”, shtoi ai./Opinion.al

Pas