Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 Maj

2025/05/07 at 2:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 Maj

Është shtyrë deri më 31 Maj afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që kanë skaduar ose u përfundon afati të Dielën e zgjedhjeve.


Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave qeveria mori këtë vendim, pasi rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj, dokumente që janë domosdoshme për të votuar.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025.

Së fundmi, subjekte politike i kanë kërkuar KQZ, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara.

Bëjmë me dije se, në janar 2025, KQZ iu drejtua qeverisë nëpërmjet një kërkese lidhur me problemin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në Shkurt 2025 u miratuan Aktet Normative, që kishin të bënin me shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me KQZ, institucionet  e varësisë, si Shërbimi i Gjendjes Civile, apo agjencitë e tjera, kanë ndërmarrë të gjitha masat në përmbushje të detyrimeve ligjore, për të siguruar që procesi zgjedhor i 11 Majit të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa për qytetarët tanë jashtë dhe brenda kufijve.

Janë marrë ndërkohë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nga pikëpamja e sigurisë. Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, duke zbatuar me korrektësi ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor”, tha Hoxha.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Mbërrijnë rreth 156 mijë fletë votimi nga diaspora

Mbërrijnë rreth 156 mijë fletë votimi nga diaspora

Monitorim nga organet e rendit/ Mbërrijnë në Lushnje e Divjakë materialet zgjedhore

Monitorim nga organet e rendit/ Mbërrijnë në Lushnje e Divjakë materialet zgjedhore

“U ktheva jo si politikan, si misionar”/ Berisha:Do luftoj sa kohë më jep Zoti forcë

"U ktheva jo si politikan, si misionar”/ Berisha:Do luftoj sa kohë më jep Zoti forcë
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}