Rajoni

Shtrenjtohet nafta edhe në Kosovë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:24 - 06/02/22 |
Opi Nion

Çmimi i naftës ka shënuar rritje edhe në Kosovë. Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se çmimi i derivateve të naftës tashmë ka arritur në 1.30 euro për litër.

Fadil Berjani: Sa i përket rritjes së çmimit të naftës dihet se çmimin e cakton BERZh dhe organizata prodhuese OPEK. Çmimet në Kosovë variojnë një litër dizel 1.23 deri në 1.30″.“Benzina 1.25 deri në 1.32 cent.

Berjani thotë se kjo rritje vjen për shkak të tregjeve ndërkombëtare, por thekson se Kosova ka çmimet më të ulëta në rajon.

Fadil Berjani: Në tregjet ndërkombëtare çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Nuk ka vështirësi gjatë importit, sepse importi është në nivel. I vetmi problem është çmimi i lartë i naftës sepse rëndon qytetarët por këtu nuk e përcaktojmë ne çmimin por është në pyetje vetëm BERZh.

Javën e fundit çmimi i karburantit pësoi rritje edhe në Shqipëri duke iu afruar 200 lekëve për litër./Tv Klan

Pas