Bota

Shtëpia e Bardhë jep detaje: Deri tani janë evakuuar 6 mijë amerikanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:20 - 30/08/21 |
Opi Nion

Vetëm një numër i vogël i amerikanëve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani kanë mbetur në vendin e pushtuar nga talebanët, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Sekretarja e shtypit Jen Psaki u shpreh se zyrtarët amerikanë janë ende duke punuar për të përcaktuar numrin e saktë.

Sipas “The Guardian” autoritetet ende po thërrasin dhe u dërgojnë mesazhe qytetarëve amerikanë në Afganistan për të përcaktuar nëse ata dëshirojnë të largohen apo jo nga vendi.

Më herët, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tregoi shifrën në “afërsisht” 300 qytetarë amerikanë që prisnin të largoheshin.

Mësohet se deri më tani numri i përgjithshëm i afganëve të evakuuar nga vendi është 122 mijë.

Pas