Aktualitet

“Shqiptarët duhet të hidhen në det”, Irene Pivettit i sekuestrohen miliona euro


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 19/11/21 |
Opi Nion

Irene Pivetti, ish-kryetare e Parlamentit italian, është në telashe me drejtësinë italiane.

Shumë mund ta kujtojnë atë me deklaratën e bërë në 1997, ku reagoi ashpër ndaj shqiptarëve, duke thënë; “Klandestinët shqiptarë duhet të hidhen sërish në det. Dhe po iu përgjigjën forcave të rendit, anijet e tyre të fundosen”.

Disa vite më vonë, Pivetti e tërhoqi atë deklaratë duke thënë se i vjen keq për çfarë kishte thënë dhe se tani “popujt tanë janë miq”.

Ajo shprehje damkosi karrierën e saj politike dhe nuk u rizgjodh më deputete.

Nga ai moment, karriera e saj ka kaluar faza të ndryshme dhe të paparashikueshme, nga moderatore në televizion, tek sipërmarrja, ku ndër të tjerat ishte nga të parët që në Itali u mor me importin e maskave anti-covid nga Kina, ku nuk munguan pezullimet për parregullsi të ndryshme sipas autoriteteve doganore.

Ndërsa tani agjentët e Guardia di Finanza italiane janë paraqitur përballë saj duke i sekuestruar asaj dhe bashkëpunëtorit të saj, ish-pilotit Leonardo Isolani, rreth 4 milionë euro dhe tre makina luksi të tipit Ferrari.

Mediat italiane shkruajnë se mbi ta rëndojnë akuzat e mashtrimit, pasi i janë shmangur taksave nga shitja e disa mjeteve luksoze në vende të ndryshme, nga Hong Kong-u në Britaninë e Madhe, Poloni dhe Spanjë, të cilave u ndryshonte pronësia falë disa shoqërive anonime fiktive, të krijuara nga Pivetti, ndërsa po hetohet dhe për pastrim parash./Opinion.al

Pas