Kryesore

Berisha: Basha vijon bashkëpunimin e turpit me Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 19/11/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryedemokratin Lulzim Basha për bashkëpunim me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Në takimin me demokratët në Librazhd, Berisha tha se një opozitë e vërtet do kishte kundërshtuar marrjen e borxhit nga qeveria, por sipas tij, Basha nuk mbron qytetarët, por interesat e tij.

“Peng-kryetari i cili u zotua se do të mbrojë votën tuaj dhe se nuk do të njoh zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim para jush, u kthey dhe u mor vetëm me karrigen e tij dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. Pd e shëndërroj në një ministri të narko-shtetit shqiptar. Kurrë ndonjëherë në histori nuk ka ndodhur që një opozitë e vërtetë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e këtij vendi siç bëri peng Basha. Të gjitha këto ndodhën pasi ne në këto 8 vite kaluam në një rekord të zi pasi në Shqipëri borxhi u rrit me 5 herë më shumë se sa në 8 vitet e mëparshme”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas