Rajoni

Mbi 7 mijë raste të reja me Covid dhe 91 të vdekur në Greqi  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 19/11/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan 7 805 të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) informoi se 91 pacientë humbën jetën në ditën e fundit, nga 63 të regjistruara një ditë më parë.

575 pacientë ndodhen në intubim, ku 82.7 % e të intubuarve janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 868,868 persona, nga të cilët 17,168 humbën betejën me virusin.

Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 113 infeksione lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 3204 me raste të tjera të konfirmuara.

Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78 vjeç./Opinion.al

Pas