Bota

Biden në anestezi,Harris gruaja e para që merr në “dorë” armët bërthamore të SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 19/11/21 |
Opi Nion

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, bëhet gruaja e parë që do të ketë kompetencat presidenciale, pasi Joe Biden do i nënshtrohet kontrollit të tij vjetor shëndetësor.

Presidenti Biden do i transferojë pushtetin Harris për periudhën në të cilën ai do të vendoset nën anestezi për një kolonoskopi rutinë.

Kontrolli mjekësor do të jetë i pari i Biden si president dhe do të bëhet në prag të ditëlindjes së tij të 79-të. Harris do të marrë përkohësisht kontrollin e ushtrisë amerikane dhe armëve bërthamore.

“Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në krahun perëndimor gjatë kësaj kohe”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Kujtojmë se, 57-vjeçarja Harris është gruaja e parë që zgjidhet nënkryetare e SHBA./ Opinion.al

Pas