Aktualitet

Shqipëria nis bashkëpunimin me Greqinë për njohjen e pensioneve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 07/09/22 |
Opi Nion

Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një status në rrjetin social “Facebook”.

Sipas ministrisë, për këtë qëllim një ekip i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhen në Athinë, ku po zhvillojnë biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

“Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me shtetin fqinj Greqi për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.

Një hap që do të shërbente për njohjen e viteve të punës që mijëra shtetas shqiptarë kanë në këtë shtet.

Për këtë qëllim një ekip i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhen në Athinë, ku po zhvillojnë biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Ky është një fillim i rëndësishëm që tregon për vullnetin e palëve për t’u ulur në tryeza të tilla diskutimi që synojnë arritjen dhe përmbylljen e marrëveshjes së ndërsjellët mes Shqipërisë dhe Greqisë, aq shumë të dëshiruar dhe të pritur nga bashkatdhetarët tanë”-shkruan Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Pas