Bota

Marrëdhëniet Kinë-Rusi, Xi dhe Putin takohen javën e ardhshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 07/09/22 |
Opi Nion

“Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në një samit në Uzbekistan javën e ardhshme”.  Kështu u tha gazetarëve të mërkurën i dërguari i Rusisë në Pekin, Andrey Denisov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Takimi i pritshëm në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të jetë i pari ballë për ballë mes dy liderëve, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë, që nga pushtimi rus i Ukrainës në fillim të këtij viti.

Do të ishte gjithashtu udhëtimi i parë jashtë shtetit për Xi që nga ditët e para të pandemisë së koronavirusit, pasi qëndrimi i pa kompromis i Kinës ndaj zero Covid, ka kufizuar ndjeshëm udhëtimet diplomatike për zyrtarët e saj të lartë.

Të mërkurën, udhëheqësi numër tre i Kinës, Li Zhanshu, një anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze, u bë zyrtari më i lartë që doli jashtë territorit të Kinës, kur mbërriti në Vladivostok për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor. Li pritej të takohej me Putin të mërkurën, sipas Tass.

Takimi i pritshëm javën e ardhshme midis Xi dhe Putin – dhe zgjedhja e destinacionit për udhëtimin e parë jashtë shtetit të Xi – sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve ruse për Kinën, edhe përballë sanksioneve perëndimore kundër Moskës pas pushtimit të Ukrainës.

Moska dhe Pekini janë shfaqur si partnerë më të ngushtë në vitet e fundit pasi të dyja vendet po përballen me tensione me Perëndimin, me Xi dhe Putin që deklaruan se të dy vendet kishin një partneritet “pa kufi”disa javë përpara pushtimit rus të Ukrainës. Pekini që atëherë ka refuzuar të dënojë agresionin rus në Ukrainë, përkundrazi fajëson vazhdimisht NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara për konfliktin./Opinion.al

 

Pas