Aktualitet

Rama nxjerr fotot: Karvani me 980 makina vjen nga Polonia në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 07/09/22 |
Opi Nion

Një karvan prej 980 automjetesh me mbi 2 mijë turistë nga Polonia po vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social “Facebook”. Ky udhëtim bëhet në kuadër të një gare të quajtur Zlombol.

Po ashtu kreu i qeverisë thekson se 126.795 turistë polakë kanë vizituar Shqipërinë nga Janari i këtij viti e deri në gusht. Sipas tij, 40.199 turistë polakë vizituan vendin më shumë se një 1 vit më parë.

“Dhe me karvanin e mbi 2 mijë udhëtarëve të apasionuar, me plot 980 automjete të nisura nga Polonia në vendin tonë, ju uroj një ditë të mbarë. 126.795, turistë polakë vizituan vendin tonë gjatë periudhës Janar – Gusht 2022, 40.199 turistë më shumë se një 1 vit më parë”, shkroi Rama.

Złombol përkufizohet si një garë “bamirësie” qëllimi i të cilës është që udhëtarët të plotësojnë rreth 2500 km, duke përdorur makina që janë ndërtuar ose projektuar gjatë epokës komuniste.

Pas