Aktualitet

Nis me debate Komisioni i “Territoriales”, Çupi: Duhet të ishte Erion Veliaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 07/09/22 |
Opi Nion

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale. Replika ka patur mes dy bashkëkryetareve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi.

Edhe pse ishte njoftuar që mbledhja të niste në orën 09:00, mbledhja nisi 30 minuta me vonesë. Denaj kritikoi opozitën që nuk ishte e pranishme, ndërsa Çupi tha se prezent duhet të ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë nga debati

Anila Denaj: Nuk kemi debat për rradhën, por është e rëndë që opozita ska prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës.

Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.

Anila Denaj: Po duhet të ishte opozita ta dëgjonte, që nuk është dhe nuk po i përfaqëson qytetarët. Edhe pse opozita e ka kërkuar këtë komision, karriget janë bosh.

Dhurata Çupi: Duhet të ishte dhe kryetari i bashkisë. Të ishte aty.

Anila Denaj: Bashkia e Tiranës është e përfaqësuar.  Respektojmë njëri-tjetrin kur marrim fjalën. Është debat i panevojshëm.

Dhurata Çupi: Është shumë i nevojshëm.

Anila Denaj: Pa emocione. Opozita duhet të ishte këtu për t’i dhënë rëndësinë.

Dhurata Çupi: Dilni në media dhe jepni deklarata fundore dhe më pas kërkoni mbushje karrigesh. Mos jepni deklarata ndërsa këtu nuk vjen kryetari i Bashkisë.

Anila Denaj: Ju lutem ruani qetësinë.

Pas