Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

2022/05/16 at 1:19 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.


Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin: “Sa martesa dhe divorce kanë ndodhur në vitin 2020?”. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2.

Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në hartën e Eurostat me ngjyrë jeshile, ku tregohen shtetet në kategorinë e katërt me norma më të larta divorci (1.4-1.6). Ndërsa në rajon, Shqipëria zë vendin e parë. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën. Kosova mban dhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë (viti 2019).

Në vitin 2019, në Shqipëri u regjistruan 2.1 divorce për një mijë banorë. Ulja në 2020-n është e lidhur me pasojat e pandemisë dhe karantinës që shoqëroi atë, që çoi në gjykimin e më pak çështjeve. Ndërsa në 2019-n, që është një vit normal, vendi ynë renditet i 11-i në gjithë Europën për numrin e lartë të divorceve.

Në Europë rekord për ndarjen e mbajnë çiftet e vendeve të ish bashkimit Sovjetik, Ukraina, Letonia, Lituania, Gjeorgjia, më pas vendet nordike si Suedia, Finlanda, Estonia (shih grafikun).

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dekadën e fundit. në vitin 2019 u shënuan 26 divorce për 100 martesa, nga 8.2 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990. Vështirësitë ekonomike, emigracioni, dhuna në familje, por dhe rritja e pavarësisë ekonomike të grave janë disa nga arsyet që kanë ndikuar këtë tendencë. Rreth 56% e kërkesave për divorc në 2019-n u bënë nga gratë, sipas të dhënave të tjera nga gjykatat.

Europa

Sipas Eurostat, që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 banorë në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 njerëz në 1964 në 1,6 në 2020. Është interesante, thotë Eurostat, që shkalla e divorcit është ulur në dekadën e fundit, nga 1.9 për 1000 persona në vitin 2010.

Në vitin 2020, në BE kishte rreth 1.4 milionë martesa dhe rreth 0.7 milionë divorce, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, nga 1.9 milionë martesa dhe 0.8 milionë divorce të vlerësuara në vitin 2019. Rënia e paprecedentë e martesave mund t’i atribuohet disi masave që lidhen me kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Shtetet Anëtare të BE-së me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Hungaria (6.9 martesa për 1000 persona), Letonia (5.6) dhe Lituania (5.5). Në të kundërt, normat më të ulëta të martesës ishin rreth 2 martesa për 1000 banorë, të cilat u raportuan në Itali (1.6), Portugali (1.8), Spanjë dhe Irlandë (të dyja 1.9)./Monitor



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Zgjedhja për kreun e PD, miratohet fleta e votimit, si do të renditen kandidatët

Zgjedhja për kreun e PD, miratohet fleta e votimit, si do të renditen kandidatët

Foto/Kamioni u bë copë, policia:Ka vdekur shoferi 32-vjeçar dhe pasagjeri 28 vjeç

Foto/Kamioni u bë copë, policia:Ka vdekur shoferi 32-vjeçar dhe pasagjeri 28 vjeç

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}