Aktualitet

Shqipëria është e varur si vendet e tjera/Rama:Pse prekemi nga kriza e energjisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 08/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një dalje në rrjetin e tij social “Facebook” iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë.

Rama shprehet se kriza energjitike është shfaqur në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.

“Prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe blejmë kur ka thatësirë. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e tregut ndërkombëtar”, ka thënë Rama.

Ndërkaq pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania të krahasohen me rrogat në vendin tonë, Rama i është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta dhe nuk varen nga nafta.

“Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën”, ka theksuar Rama.

Po ashtu edhe për naftën, kreu i qeverisë tha se ajo që prodhohet në vend është shumë e rëndë dhe nuk mund të përdoret për automjetet, por eksportohet jashtë dhe kthehet në nënprodukte.

Rama teksa sqaroi qytetarët, u shpreh se prodhimi i brendshëm i naftës nuk është i mjaftueshëm për të gjithë tregun, ndaj dhe importohet një pjesë e saj./Opinion.al

Pas