Aktualitet

Shpërthimi i bombolës në Velipojë/Humb jetën nëna, i mbijetuar vetëm djali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 16/09/21 |
Opi Nion

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak muaj më parë në Velipojë, shpërthimi i bombolave të gazit në një hotel duket se vijon të shtojë numrin e viktimave.

Bëhet e ditur se ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe  Alketa Gjoka, nëna e vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se tani i vetmi i mbijetuar mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome.

Kujtojmë se Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen dhe është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët.

Pas