Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm tek rruga e “Dibrës” në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:42 - 31/05/20 |
Opi Nion

Një shpërthimi i fuqishëm është regjistruar gjatë orëve të natës në rrugën e Dibrës në Tiranë, pranë hyrjes së QSUT-së.

Mësohet se një sasi tritoli shpërtheu pranë një lokali dhe hoteli. Sipas informacioneve, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al

Pas