Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen Ermira Mehmeti: E vërteta e bisedës erotike në telefon

2016/09/23 at 11:42 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shpërthen Ermira Mehmeti: E vërteta e bisedës erotike në telefon

Kur kanë kaluar disa muaj nga publikimi i një bisede erotike telefonike, mes dy personave që u tha se ishin Emira Mehmeti dhe një koleg i saj në parti, deputetja shqiptare e BDI-së, ka reaguar ashpër përmes një statusi në FB.


Ngjarja  mori jeohnë në të gjitha mediat shqiptare dhe shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale duke ndikuar ndjeshëm në reputacionin e deputetes. Por vetëm një orë më parë, Mehmeti ka rreshtuar një sërë argumentash lidhur me këtë histori, që sipas saj ka qenë e inskenuar dhe e qëllimtë. Ajo shkruan se dikush tjetër ka qenë në këtë bisedë, e se madje, e ka identifikuar këtë vajzë:

“Sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj”.

Më poshtë, statusi i plotë i deputetes Mehmeti:

Për përgjimet

Nuk kam folur shumë lidhur me përgjimet dhe tendencën e hapur për të më diskredituar mua, tendencë e cila, siç po shihet qartë, është e paramenduar, e porositur dhe e organizuar mirë. Nuk kam folur duke u nisur nga fakti se në një botë si kjo e sotmja, asgjë më nuk përbën lajm sepse në vazhdimësi jemi të bombarduar nga mori lajmesh, spekulimesh, akuzash e shpifjesh, por edhe për shkak të faktit se unë u gjenda vet karshi një fushate të sponsorizuar dhe të financuar nga nëntoka e cila, në çdo aspekt është më e fuqishme se unë. Nuk kam folur edhe duke u nisur nga logjika e kohës tonë sipas të cilës vetëm lajmi i keq nxit interesim dhe çdo gjë që do të thoja unë do të ishte thjesht futje në terrenin e justifikimeve, dhe ato në këto situata nuk ndihmojnë.
Por, sot kam vendosur të them disa fjalë lidhur me këtë sulm, që duket se akoma vazhdon.
Së pari, është e qartë tendenca që, duke përdorur metodat më të thjeshta të programeve edituese Ermira Mehmeti të shndërrohet në sinonim të ‘shthurrjes morale’ të shoqërisë sonë. Nuk është për t’u çuditur: në një shoqëri maskiliste, me premisa të theksuara të patriarkalizmit dhe logjikës së organizimit shoqëror fisnor ku mashkulli/burri ka fjalën përfundimtare për çdo gjë, një Ermirë është pengesë që duhet eleminuar. Rrethanat lehtësuese? Ermirës i ka vdekur babai, ka një vëlla që merret me art, pra jo me politikë, dhe një vëlla që është ndër udhëheqësit e Revolucionit të larëm. Ajo ka një kushërirë e cila pa ndalë e sulmon BDI-në dhe Qeverinë, dhe ka një familje pa 100 burra (sepse duket se ky është kriteri përcaktues për sukses në politikën tonë aktualisht)! Për më shumë, Ermira është edhe e divorcuar, kështu që terreni për ta goditur në dimensionin moral është perfekt, pa asnjë pengesë!
Së dyti, dëshiroj të pyes publikisht Prokurorinë Themelore Publike Shkup, se përse asnjëherë nuk më ktheu përgjigje në kërkesën time për t’i bërë audio ekspertizë ‘përgjimit’ tim? A mos vallë dikush ‘nga lart’ ka urdhëruar Prokurorin e lëndës që ta fusë atë në sirtar dhe të mos i kthejë asnjë përgjigje, çfarëdoqoftë ajo, paditësit, që në këtë rast jam unë?
Së treti, unë kam parashtruar padi edhe në Prokurorinë Speciale në Shkup. Përgjigja të cilën Prokurorisë ia ka dhënë ndonjë audio ekspert është se ‘incizimi është i dobët’ dhe ka pengesa teknike për t’i bërë ekspertizën. Hmmm, dmth nuk qenka sikur këto përgjimet tjera që kemi dëgjuar nëpër media!
Së katërti, duke u gjendur pa mbrojtje nga institucionet por as nga subjekti im politik, unë jam detyruar që vetë të kërkoj që të bëhet ekspertiza e ‘përgjimit’, në rrugë private. Atë ekspertizë e kanë bërë inxhinjerë të zërit nga Maqedonia, Kosova, dhe SHBA-të, dhe është parë qartë se bëhet fjalë për një bisedë të montuar, me qëllim diskreditimin tim.
Së pesti, gjatë gjithë kësaj kohe tek unë kanë ardhur individë, të njohur e të panjohur, të cilët më kanë dhënë prova për atë se zëri i kujt në fakt është në atë përgjim. Këtë informatë unë ia kam transmetuar edhe Prokurorisë Speciale, por edhe Ministrit (të opozitës) të Punëve të Brendshme. Këtë informatë ua kam transmetuar edhe Zëvendës Ministrit për Punë të Brendshme Nuhiu, si dhe Zëvendës Drejtorit për Siguri Publike Dehari. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam folur për këtë çështje duke u nisur nga edukata ime dhe përcaktimi se roli im publik nuk është për t’ia prishur jetën askujt, aq më pak ndonjë vajze apo femre. Por, sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj.
Së gjashti, më vjen keq që Parlamenti nuk ka gatishmëri që ta votojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve të cilin e kërkon Prokuroria Speciale. Ky ligj do të ndihmonte shumë në zgjidhjen e rasteve që ka hapur për procedim kjo Prokurori. Në rastin tim, dëshmitarët do të denonconin atë që dinë lidhur me rrjetin e nëntokës dhe voajerët që keqpërdorin jetët e njerëzve për përfitime materiale.
Në fund, dëshiroj të them se nuk kam dyshim se qëllimi i kësaj fushate ka qenë dhe ngelet largimi im nga skena politike. Pas 15 vitesh në politikë, dhe të paktën 12 vite në pushtet, unë vazhdoj të paguaj kredi për makinë dhe për banesë. Asnjëherë askujt nuk i kam kërkuar para për ndonjë shërbim. Kurrë nuk kam pasur ndikim në asnjë kontratë furnizimi publik (tender), dhe as nuk kam lejuar që të ndikoj në miratimin e ligjeve sipas interesave të oligarkëve.

Kam kritikuar partinë time sepse kam vlerësuar se kritika e bën atë më të fortë, më të mirë, më të suksesshme. Nuk kam patur asnjëherë qëllim dhe as ambicje që të bëhem lidere e BDI-së, siç dikush ia ka transmetuar këtë ‘ambicje’ në formë kërcënimi liderit të partisë. Unë kam shkuar në BDI kur kam qenë vetëm 21 vjeçe, dhe nuk kam shkuar as për t’u pasuruar, as për të dëmtuar shqiptarët. Kam menduar se e kam për obligim të flas kur kam vërejtur se qeveria në të cilën bëjmë pjesë po e dëmton popullin të cilit i përkas. Leksioni që mora?

Në politikën e Ballkanit mund të kesh sukses vetëm nëse hesht, nëse puth dorë dhe nëse thua atë që nuk e mendon! Përndryshe, punët i merr në dorë nëntoka.
Kjo nuk është politika që unë di ta bëj, nuk është politika që e kam mësuar, dhe nuk është politika në të cilën do të vazhdoj të jap kontribut. Prandaj, do të kërkoja që të ndërpritet fushata kundër meje dhe të lihet e qetë familja ime.

Ermira Mehmeti

 

 

Etiketa: biseda erotikee vertetaErmira Mehmeti


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Bota

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

5 Qershor, 2026 10:02 am
Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën
Bota

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën

5 Qershor, 2026 9:52 am
Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio
Kronikë

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

5 Qershor, 2026 9:50 am
Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai

5 Qershor, 2026 9:41 am
Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

5 Qershor, 2026 9:28 am
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
Bota

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

5 Qershor, 2026 9:24 am
Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryesore

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

5 Qershor, 2026 9:23 am
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

5 Qershor, 2026 8:35 am
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miraton 9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

5 Qershor, 2026 8:25 am
Para
Vijojnë negociatat për drejtësinë, ja emrat e tre negociatorëve

Vonohet hyrja në fuqi e "Vetting"-ut

Lufta mes trajnerëve/ “Një ditë do e gjej jashtë fushe dhe do i çaj kafkën”

Lufta mes trajnerëve/ “Një ditë do e gjej jashtë fushe dhe do i çaj kafkën”

Lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave? Londra!

Mesazhi i Roberto Savianos për importin e plehrave në Shqipëri
















TE FUNDIT

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
5 Qershor, 2026

Dy vëllezër janë dhunuar nga disa persona në Laç, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është qëlluar me armë zjarri....

Lexo më shumë

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
5 Qershor, 2026

John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për mbajtjen...

Lexo më shumë

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën
5 Qershor, 2026

Zelensky i shkruan Putinit një letër të hapur për të mbyllur luftën. Presidenti i Ukrainës propozoi që të dy udhëheqësit...

Lexo më shumë

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio
5 Qershor, 2026

Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e djeshëm policor, ku Violand Braçellari në tentativë për t’i shpëtuar policisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}