Sport

Shorti i Champions League, buzëqesh Juventusi


               Publikuar në : 12:14 - 15/03/19 |
eri on

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Champions League, ku i ftuar special ishte ish-portieri i Interit dhe ambasadori i këtij kompeticioni, Julio Cesar.

Shorti ka përcaktuar se Juventusi do të përballet me Ajaksin, një short relativisht më i thjeshtë duke qenë se ka shmangur Barcelonën, Manchester City-n apo Liverpulin. Liverpuli do të përballet me portugezët e Portos, Barcelona me Manchester United dhe Totenhemi do të ketë një derbi anglez me Manchester City.

Në këtë short janë përcaktuar edhe përballjet e gjysmëfinaleve. Totenhem ose Manchester City do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Juventus-Ajaks. Gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes ekipeve fituese të ndeshjeve Barcelona-Manchester United dhe Porto-Liverpool.

Nga tetë ekipet çerekfinaliste, Juventusi është skuadra që ka pësuar më pak goditje në portën e saj gjatë këtij kompeticioni, vetëm 21 të tilla, që tregon për mbrojtjen solide që ka.

Për herë të parë në historinë e tij, Juventusi ka kaluar një turn të Champions League, pasi ka humbur ndeshjen e parë me dy gola. Bardhezinjtë kanë mundur ta kalojnë turin vetëm një herë në këtë mënyrë, në “European Fairs Cup” në vitin e largët 1965 pikërisht kundër Atletico Madrid.

Pas