Bota

Shoqëruesi i tij ndërroi jetë nga COVID-19, fjalët e Kryeministrit italian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:41 - 04/04/20 |
Opi Nion

Giorgio Guastamacchia, Zv.Komisari i Policisë së Shtetit që ndërroi jetë sot në një spital të Romës, ishte pjesë e eskortës së Kryeministrit Italian Giuseppe Conte.

Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe ishte shtruar menjëherë në spital, ku ishte nënshtruar terapisë intensive e më pas kishte hyrë në intubim.

“Ky është një moment dhimbje për të gjithë ne që e njohëm dhe të gjithë kolegët e shërbimit të mbrojtjes. Do të mbetet i paharrueshëm tek unë kujtimi i dedikimit të tij profesional, i gjesteve të tij bujare dhe i buzëqeshjeve të tij të veshura nga një fije e qartë ironie”, shkruan kryeministri Conte në Facebook.

Kreu i qeverisë italiane i shprehu ngushëllimet familjes së efektivit të policisë duke thënë se është pranë tyre në këto momente kaq të vështira./Opinion.al

Pas