Kryesore

26,5 milionë euro tendera pa garë, PD akuza qeverisë: Ka lekë në buxhet


               Publikuar në : 20:36 - 04/04/20 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, përmes një publikimi në rrjetet sociale, është shprehur se qeveria ka lekë për të paguar shqiptarët e mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por prioriteti i tij janë klientët që sipas Spahos marrin tenderat pa garë.

Përmes një video mesazhi, Spaho thekson se gjatë muajit të shpërthimit të epidemisë, qeveria ka kryer 225 tendera me vlerë 26,5 milionë euro.

Postimi i plotë

Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks.

Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klietëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët./Opinion.al

 

Pas