Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqata e Sipërmarrësve Italianë: Klima e biznesit po rëndohet çdo ditë, qeveria po na mbyt me taksa dhe kontrolle

2016/08/18 at 6:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shoqata e Sipërmarrësve Italianë: Klima e biznesit po rëndohet çdo ditë, qeveria po na mbyt me taksa dhe kontrolle

Shoqata e sipërmarrjes Italiane në Shqipëri, shpreh shqetësimin për klimën e rënduar të biznesit, që e vështirëson çdo ditë e më shumë aktivitetin. Në një deklaratë për shtyp kjo shoqatë citon disa nga arsyet kryesore për përkeqësimin e kësaj situate, midis të cilave Rritjen e taksave.


Deklarata e plotë

“Mjafton të marrim shembullin e taksës së tatim mbi fitimit e cila është rritur me 5% në krahasim me disa vite më parë dhe shume taksa të tjera që janë vazhdimisht në rritje. Taksimi progresiv ka penalizuar shumë kompani të huaja të cilat kanë transferuar kapitalin e tyre në Shqipëri, sigurisht të favorizuar nga sistemi i vjetër i taksave i cili krejt pa pritur ndryshoi dhe si rrjedhojë ndryshoi dhe ecurinë e shumë bizneseve të huaja por edhe atyre shqiptare. Shumë kompani ndaluan investimet madje disa janë terhequr plotësisht nga Shqipëria për të provuar destinacione të reja si Maqedonia apo Mali i Zi. Të gjitha këto detaje ndikojnë negativisht në ekonominë e vetë bizneseve por edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

 

Si ndikon?

 

Është shumë e thjeshtë sepse rritja e taksave çon në mënyrë automatike në rritjen e çmimeve në të gjitha sektorët, përfshirë edhe ato më të rëndësishmet që ndikojnë në mënyrë direkte në ekonomine e biznesit, si psh : nafta dhe energjia.

-Mungesa e lehtësive

Për të hapur një biznes në Shqipëri është shumë e thjeshtë, por për të filluar aktivitetin në të bëhet gjithmonë edhe më e vështirë. Taksat nisin menjëherë në ditën që biznesi regjistrohet, ndërkohë biznesi e fillon punën me vonesë për shkak të mungesës së rrjetit elektrik ose për shumë faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë në mënyrë direkte me vetë biznesin.

 

Tjetër problematikë e hasur së fundmi janë kontrollet e vazhdueshme, intensive dhe shpesh agresive të inspektoriateve të ndryshme nëpër biznese të cilët pengojnë ecurinë e biznesit sepse administrata u kushton vëmendje gjithmonë e më shumë kontrolleve dhe si rrjedhojë gjithmonë e më pak qëllimit të vetë biznesit.

 

Institucionet duhet të marrin parasysh që janë bizneset ato që krijojnë vende të reja pune, që janë pikërisht këto biznese që paguajne taksat dhe si rrjedhojë sot me shumë se kurrë janë bizneset që kanë nevojë për mbështetje dhe për rishikimin e sistemit të taksave për t’u rimëkembur sërish.

 

Bizneset kanë nevojë për përmirësime në aspektet e punës së specializuar të cilat bëjnë të rritet profesionalizmi, kanë nevojë të mos paguhen sigurime shoqërore gjatë fazës së trajnimit të personave ende të pa punësuar.

-Taksa të padrejta-kontrolle të padrejta

Sipas nesh, njëra prej taksave që vihet që në fillim të hapjes së biznesit dhe që është e padrejtë, është ajo e tatim mbi fitimit e cila aplikohet që në fillim dhe paguhet me këste mujore të cilat duhen paguar në rast të kundërt rezulton debitor. Si rrjedhojë nuk mund të marrësh vërtetimin që nuk je debitor ndaj shtetit, vërtetim ky që është shumë i rëndësishëm për burokracitë shqiptare dhe jo vetëm, edhe për financimet e kërkuara nëpër banka.

 

Duhet pasur parasysh fakti që në hapjen e një shoqërie është faza e investimeve dhe e start up-it dhe ka shumë pak mundësi që shoqëria të nisë me fitime të menjëhershme dhe si rrjedhojë taksa që nga vetë emri quhet tatim mbi fitimin sipas nesh duhet të fillojë të aplikohet pas aprovimit të bilancit vjetor të shoqërisë, nëse ky i fundit është pozitiv.

 

Veç të tjerave propozojmë një organizim të ri të kontrolleve që nis nga inspektoriatet e kontrollit të detajuar dhe gjeneral, keshtu që ti japim fund ketyre ece jakeve ( vajtje – ardhjeve ) të inspektorëve të cilet u marrin shumë kohe të çmuar zyrave administrative të vetë bizneseve.

 

Etiketa: Shoqata e Sipermarresve Italianetaksa


Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Video/ Dua Lipa shkruan këngë për këngëtaren italiane ….

Video/ Dua Lipa shkruan këngë për këngëtaren italiane ....

Intervista/ Meta flet për Vettingun, ndryshimet në qeveri dhe raportet me Ramën

Intervista/ Meta flet për Vettingun, ndryshimet në qeveri dhe raportet me Ramën

Frederic Veseli fillon stërvitjen, gati ti ndryshojë mendjen Empolit

Frederic Veseli fillon stërvitjen, gati ti ndryshojë mendjen Empolit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}