Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Meta flet për Vettingun, ndryshimet në qeveri dhe raportet me Ramën

2016/08/18 at 6:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Meta flet për Vettingun, ndryshimet në qeveri dhe raportet me Ramën

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur sot për ndryshimet ne qeveri, “vetting­un” dhe marrëdhënien me aletin e tij në qeveri, Kryeministrin Rama.


Duke folur për “Report TV”, Meta tha se ndryshimet ne qeveri janë të mirëpritura nga LSI­ja, nëse do të përshpejtonin reformat. Ai gjithashtu tha se me Ramën ka marrëdhënie të mira dhe është në kontakt të vazhdueshëm më te. Gjithashtu, Meta foli edhe për “vetting­un”, si edhe nenin 13 të ligjit për Byronë, që sipas opozitës cenon lirinë e mediave.

INTERVISTA

Z. Meta, është kthyer në temë të ditës neni 13 i ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe censurimit që i bëhet punës së medias, duke dënuar ose kriminalizuar si vepër penale ndërhyrjen në funksionet e prokurorisë së posaçme. Do të qëndrojë i tillë neni apo do të loboni që të ndryshojë?

Unë besoj në çdo rast që nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi. Për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi. Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme

Që i bie dhe media është një institucion i kritikueshëm?

Po patjetër, sepse edhe media kritikon mediat përveçse të tjerët.

Ka një debat kohët e fundit nëpër portale, ku ju shpeshherë gjatë verës jeni kthyer në protagonistin e tyre, ku flitet për ndryshime në qeveri në shtator dhe heqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe zëvendësimin e tij me një eksponent të LSI-­së. A janë të vërtetë këto zëra?

Nuk kam asnjë dijeni për lajme të tilla. Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit.

Qeverisje me këtë format? A do të ishte vendi gati për një ndryshim?

Nuk besoj se jam unë personi më i përshtatshëm për t’u pyetur për këtë çështje. Por si kryetar i LSI­-së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pra ju keni njerëz që mund ta përmirësojnë qeverisjen?

Unë mendoj se Shqipëria ka shumë njerëz të aftë dhe të përkushtuar.

Dje EURALIUS bëri një deklaratë për mediat duke saktësuar parimet ku nuk preket ligji i Vetting­ut në variantin aktual, ku një ndër to është dhe roli i ILDKPKI dhe i DSIK për hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Janë ndër pikat që janë kundërshtuar fort nga opozita. A rrezikohet konsensusi mbi këtë çështje dhe si do të veprojë mazhoranca?

Natyrisht që jemi në një proces diskutimesh, vlerësimesh, rivlerësimesh edhe të hënën pritet të ketë një tjetër takim apo mbledhje të komisionit, ndërkohë që vazhdohet të punohet edhe në këto momente. Për ne është e rëndësishme që ligji i Vetting­ut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve si një garanci për standardet dhe integritetin e institucioneve të reja dhe të atyre që do të zgjidhen atje përmes edhe vetë garantimit të paanësisë të misionit ndërkombëtar.

Z. Meta një pyetje të fundit, gjatë kësaj periudhe ju keni qenë me pushime këtu brenda vendit për shkak të zhvillimeve të reformës, ashtu edhe aleati juaj qeverisës. A keni pasur kontakte gjatë kësaj verës për të hedhur poshtë edhe zërat për një përçarje që qarkullojnë prej kohës?

Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese. Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet.

Pra ju jeni takuar, keni komunikuar?

Po, jemi në një komunikim normal.

Etiketa: Meta. Rama


Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Frederic Veseli fillon stërvitjen, gati ti ndryshojë mendjen Empolit

Frederic Veseli fillon stërvitjen, gati ti ndryshojë mendjen Empolit

Krasnodar-Partizani 0-1/ Penallti fantazëm, arbitri lituanez u jep një dorë rusëve

Krasnodar-Partizani 0-1/ Penallti fantazëm, arbitri lituanez u jep një dorë rusëve

Elvana ndahet nga Flori, kërkon menaxher të ri?!

Elvana Gjata shatzënë? Flet menaxheri i këngëtares

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}