Djali i bosit tashmë të ndjerë të drogës, Pablo Escobar, ka shokuar adhuruesit e yllit të muzikës Jazz dhe Pop, Frank Sinatra, duke thënë për një të përditshme braziliane, se Frank ishte një shitës i mirë droge dhe kishte lidhje me babain e tij. Sebastian Marroquan ka thënë për “O Estado de Sao Paolo” se artisti amerikan ishte një prej ortakëve të babait të tij në Miami. “Ka më shumë këngëtarë se sa mund ta imagjinoni ju që kanë nisur karrierën e tyre falë sponsorizimit të trafikantëve të drogës. Nuk ka fatura, vetëm fjalë. Unë e di sepse ai ka qenë shumë i afërt me babanë tim dhe ai dhe partnerët e tij kanë folur gjithmonë për të”.