-U tha në Opinion

Shkullaku: Rama pa identitet, u detyrua të fuste nën sqetull Ilir Metën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 18/02/21 |
el ida

Gazetari Armand Shkullaku e cilësoi Edi Ramën si një politikan që nuk kishte krijuar identitet. Sipas tij ka qenë pikërisht kjo arsyeja për të cilën ai u detyrua të bashkëpunojë me Ilir Metën,  për të cilin u detyrua të nxirrte njerëzit në protestat e 21 Janarit.

“Edi Rama nuk arriti të krijonte identitet. Hyri për Kryeministër me gjithë atë që kishte bërë për bashkinë e Tiranës dhe prapë nuk kishte krijuar identitet. U detyrua, që njeriun për të cilin  nxori njerëzit në 21 Janar në rrugë, ta fuste nën seqtull, se nuk kishte identitet.  Dhe u detyrua të bënte marrëveshje me Ilir Metën, që kishin akuzuar me gra, me fëmijë… të gjitha i kishin bërë dhe u detyruan të pështynin atë që kishin lëpirë, se nuk kishte identitet”, tha Shkullaku./Opinion.al

Pas