Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkolla e re “Lekë Gjiknuri”,Veliaj: Do t’i japë fund mësimit me dy turne

2022/08/22 at 9:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkolla e re “Lekë Gjiknuri”,Veliaj: Do t’i japë fund mësimit me dy turne

Një shkollë e re për nxënësit e Njësisë 8 do të çelë dyert këtë vit shkollor. Shkolla “Lekë Gjiknuri” që ka të njëjtën cilësi si 40 ndërtesat e reja arsimore të ndërtuara në Tiranë, 12 prej të cilave hapen në shtator do t’i japë fund zhvillimit të mësimit me dy turne. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Është një bizhu e vogël, jo një nga shkollat masive që kemi bërë në zonat e reja të Tiranës me nga 10 mijë m2 e me kapacitet 1500 nxënës, si “Sami Frashëri”, “Nënë Tereza” apo “Kennedy” te kthesa e Kamzës – por është një shkollë e përmasave të vogla, kryesisht për të akomoduar të gjithë fëmijët dhe banorët e “Medresesë”, Rr. “Muhamet Malo”, Rr. “Besim Daja” dhe zonës që lidh “Medresenë” me “Rrugën e Dibrës” nga njëra anë, dhe me unazën në anën tjetër,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se godina që sot po rikthehet në funksion të nxënësve si shkollë, nga administrata e kaluar në bashkia ishte dhënë për zyrat e Ujësjellësit. “Kjo është një nga shkollat që filloi me vonesë për çështje të pronësisë dhe një anomalie që trashëguam, pasi ishte nisur si shkollë dhe ishte kthyer në godinë ujësjellësi, ku vinin mjete që s’kishin vend në zemër të Tiranës. Sot Ujësjellësi është zhvendosur në periferi, kurse këtë hapësirë ia kemi rikthyer qytetarëve të Njësisë 8”, u shpreh Veliaj.

Referuar reshjeve të dendura të ditëve të fundit, Veliaj kishte një mesazh edhe pë rata politikanë që mezi prisnin të binte shi në Tiranë: “Javën e kaluar ishte përmbytur Firence, Lioni, edhe qytetet në Angli e Gjermani, ndaj nuk ka nevojë për histeri. Shiu bie, do kullojë. Të tillë klimë kemi tani, kur shiu bie i gjithi brenda një ore, ndaj s’ka nevojë të panikoset njeri pse u lagën makinat. E kam fjalën sidomos për këta fansat tanë politikë, të cilët e kishin mundësinë, mund t’i kishin bërë të gjitha këto investime, por s’i bënë. Kush është qytetar i pjekur dhe shikon se në të gjithë botën po përballemi me të njëjtat situata, do duhet të na mirëkuptojë”, deklaroi ai./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Tiranë/ U raportua e mbytur në pishinë, policia gjen 25-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tiranë/ U raportua e mbytur në pishinë, policia gjen 25-vjeçaren në gjendje të rëndë

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës, si nisi konflikti në lokalin e fshatit

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës, si nisi konflikti në lokalin e fshatit

188 policë nën hetim dhe 23 të arrestuar në 6 muaj

Plagosje me armë në autostradën Laç-Lezhë, 3 të shoqëruar, mes tyre autori i dyshuar

TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com