Aktualitet

Tiranë/ U raportua e mbytur në pishinë, policia gjen 25-vjeçaren në gjendje të rëndë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 22/08/22 |
Opi Nion

Një 25-vjeçare është shpëtuar nga mbytja në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë të Tiranës, këtë të hënë.

Sipas policisë fillimisht u raportua se e reja kishte ndërruar jetë, por më pas u konstatua se 25-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, mësohet se në momentin e ngjarjes, shtetësja E.T, ka qenë e shoqëruar nga 32- vjeçari me inicialet O.M.

Uniformat blu bëjnë me dije se e reja pasi ka marrë ndihmën e parë nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.

Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas