Kronikë

Shkodër/ Makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë, ja gjendja e shoferit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 28/08/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Sipas Tv Klan, shoferi i një automjeti pasi ka humbur kontrollin, në rrethana ende të paqarta, është përplasur fillimisht me një mur edhe më pas ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Nga pamjet e mundësuara nga Tv Klan mund të shihet se përplasja ka qenë shumë e fortë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i makinës i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas