Kronikë

Shkodër/Burri vret gruan dhe më pas veten (Emrat)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 18/08/21 |
Opi Nion

Një krim në familje ka ndodhur në Shkodër. Sipas policisë, një 79-vjeçar i identifikuar si, Fadil Bandulla, ka vrarë bashkëshorten Sanije Bandulla dhe më pas veten. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.

Policia ka gjetur në vendngjarje armën e zjarrit automatik, me të cilën është kryer krimi i rëndë.

“Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla, 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Pas