Aktualitet

Shkatërrimet nga tërmeti i 26 nëntorit, në gjyq ish-zyrtarë dhe pronarë firmash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 22/11/21 |
Opi Nion

Në kohën kur po bëhen gati 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 5 persona për shpërdorim detyre, në lidhje me dëmet e shkaktuara.

Sipas Klan News i pandehur është marrë edhe një subjekt juridik pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti.

Sipas prokurorisë nuk ka respektuar standardet në ndërtim. Po ashtu të pandehur janë marrë është ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, ish-shefi i zyrës Geron Cipi dhe dy ish-inspektorë.

Dosja për 5 personat ka shkuar në gjykatë për seancë paraprake. Ndërkohë që për të dyshuarit e tjerë çështja është ndarë nga Prokuroria e Tiranës.

Në total për objektet e dëmtuara në Tiranë janë nën hetim 30 persona.

 

Pas