Aktualitet

Hap pas hapi, ja çfarë duhet të bëni që të regjistroni adresën tuaj nga e-Albania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 22/11/21 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë të ditur se është hapur fushata e regjistrimit të adresave të sakta. Ai tha se regjistrimi i adresave të sakta është kusht për çdo qytetar, në të kundër nuk do të mund të merret asnjë shërbim, madje asnjë certifikatë.

Çuçi sqaroi se vetëdeklarimi i adresës së saktë bëhet në “e-Albania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive, për të gjithë qytetarët që nuk kanë akses me teknologjinë.

Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset“,-tha Çuçi.

Më poshtë keni edhe hapat që do t’ju duhen për të regjistruar adresën tuaj.

Hapat që duhen ndjekur për t’u regjistruar në e-Albania:

1.Hyrë në e-Albania

    1. Identifikohu si qytetar
    2. Kërko shërbimin aplikimin për ndryshim apo saktësim vendbanimi
    3. Kiliko te “Lexo më shumë për të mësuar të gjitha hapat”
    4. Kliko butonin përdor
    5. Shko te krijoi aplikim të ri (kërkohet plotësimi i elementëve të adresës)
    6. Nëse nuk e di adresën kliko te linku i regjistrit të adresave, të hapet harta për të bërë identifikimin automatikisht
    7. Plotësoni fushat një nga një
    8. Ngarkohet dokumenti që vërteton pronësinë
    9. Kliko butonin apliko
    10. Nga dy moment bëhet verifikimi dhe brenda 24 orëve ju vjen mesazhi te e-Albania
    11. Mund të shkarkoni certifikatën për të verifikuar adresën./Opinion.al

Pas