Sport

Shkarkoi Egbon, Tirana zyrtarizon tranjerin e ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 13/11/20 |
Opi Nion

Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi bardheblu, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Dede do të zëvendësojë, Emanuel Egbonë, i cili u shkarkua pas eliminimit të Tiranës nga Korabi në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Ish-futbollisti i 25-herë kampionëve të Shqipërisë rikthehet për herë të tretë në stolin e ekipit kryeqytetas.

Nevil Dede ka mbajtur më parë pozicionin e trajnerit të Shqipërisë U19.

Njoftimi i Tiranës

Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana.

Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjenNevilDede/Opinion.al

 

Pas