Aktualitet

Vendoset sa do të jetë fondi i ndihmës për naftëtarët gjatë vitit 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 13/11/20 |
Al Do

Kryeministri Rama pritet të zhvillojë sot takimin e dytë me përfaqësuesit e naftëtarëve të Ballshit ndërkohë është zbuluar edhe shuma në buxhetin e shtetit e cila është parashikuar të shkojë si ndihmë për ta.

Gjatë diksutimeve për buxhetin 2021 në Komisionin e Ekonomisë, drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi ka bërë me dije se 560 mln lekë do shkojnë për pagesën e naftëtarëve.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se naftëtarët do të marrin një pagë të ndërmjetme për një periudhë të caktuar kohore dhe se uzina do të vihet në punë nga një kompani serioze.

Ende nuk dihet se sa është numri i naftëtarëve që do të mbështeten nga fondi 560 milionë lekë i parashikuar nga qeveria.

Kujtojmë se naftëtarët dolën nga greva e urisë që zgjati mbi 42 ditë, 17 ditë burrat dhe 25 gratë. Ata pranuan ndihmën e ofruar nga qeveria dhe thanë se për pagat do t’i drejtohen gjykatës së Strasburgut. /Opinion.al

Pas