Politikë

Basha: Për “Shtëpinë e Verdhë” sot flasin vetëm Moska dhe Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 13/11/20 |
Al Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk duhet heshtur ndaj pandëshkueshmërisë së personave që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve gjatë regjimit të Millosheviçit.

Në një postim në Facebook, Basha ka publikuar një video me momente nga intervista e tij në “Neës 24” ku ai i përgjigjet disa prej akuzave të hedhura ndaj tij nga kryeministri Rama lidhur me “shtëpinë e verdhë”.

“Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit. Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës.”, shkruan Basha.

Kreu i opozitës ka zëvendësuar edhe foton “cover” në Facebook, duke vendosur sloganin “Liria ka emër, UÇK”. /Opinion.al

Pas