Aktualitet

Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 692 qytetarë pa maska


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 13/11/20 |
Opi Nion

Vijojnë kontrollet për zbatimin e masave anti-covid. Policia njofton se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 692 qytetarë të cilët nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, janë gjobitur 27 qytetarë , të cilët pas orës 22:00 kanë thyer karantinën pa arsye të domosdoshme, të cilët janë gjobitur me 10.000 lekë secili.

Po në 24 orët e fundit, gjatë kontrolleve, janë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë si dhe 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. /Opinion.al

Pas