Rajoni

Rekord infektimesh me COVID-19 në Kosovë, shënohen edhe 13 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 13/11/20 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar sot rekord të numrit të personave të infektuar me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 963 raste të reja me koronavirus.

Ky rezultat ka dalë nga testimi i 2.056 tamponëve.

Ndërkohë, betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 persona.

Numri total i rasteve pozitive, prej fillimit të pandemisë, ka shkuar në 27.851, ndërsa kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 798 pacientë.

Po në 24 orët e fundit, janë shëruar 177 pacientë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 10.191. /Opinion.al

Pas