Aktualitet

Rama nxjerr shifrat e vdekjeve për 1 mln banorë: Krahasoheni me shpifjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 13/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar mesditën e sotme një grafik që tregon numrin e pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid-19 për 1 milion banorë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se numri i viktimave për një milion banorë në vendin tonë është më i ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Rama i është përgjigjur kështu opozitës që prej ditësh po thekson se sistemi shëndetësor në vend është drejt kolapsit.

“Ja numri i jetëve të humbura për 1 milion banorë në rajon e përreth dhe krahasoheni tani me kërdinë e mendjeve të mbrapshta e gojëve të shthurrura, që ju derdhin papushim helmin e gënjeshtrave, shpifjeve, sajesave nga çdo kanal i infektuar

Mos i dëgjoni pa maskën mbrojtëse të fakteve! Ruajuni nga e keqja që duan t’ju fusin në shpirt e në tru! Dhe mos e harroni këtë që po ju bëjnë!”, shkruan Rama./Opinion.al

 

Pas