Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHISH:Si u shfrytëzua pandemia nga kriminelë kibernetikë e agjentë të huaj

2021/08/17 at 10:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
SHISH:Si u shfrytëzua pandemia nga kriminelë kibernetikë e agjentë të huaj

Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar këtë të martë raportin mbi situatën me të cilën u përball Shqipëria përgjatë vitit 2020, ku në fokus ka qenë pandeminë e koronavirusit.


Në raport, ndër të tjera SHISH thekson se agjentë të huaj kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 për të grumbulluar informacione në Shqipëri.

“Aktorët kibernetikë shtetërorë e jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 edhe për të grumbulluar inteligjencë, me synim influencimin e opinionit publik sipas interesave të tyre. Shërbimet e inteligjencës së këtyre vendeve u angazhuan në operacione informative, grumbullim informacioni për synime konkurruese gjeostrategjike. Kriminelët kibernetikë dhe shtete ose aktorë kibernetikë të mbështetur nga shtete, përdorën krizën, duke shfrytëzuar frikën e popullatës dhe nevojën për informacion, për të arritur qëllimet e tyre, duke përdorur fushata që lidhen me COVID-19. Puna e shtuar online e institucioneve shtetërore por edhe private, për shkak të situatës, dhe niveli i sigurisë që shpesh është më i ulët për shkak edhe të kohës së vogël në dispozicion për të përforcuar masat mbrojtëse, mundësuan vektorë shtesë sulmesh. Aktorët jo-shtetërorë dhe hakera kriminalë e shfrytëzuan situatën për aktivitete përfitimi”, thuhet në raportin e SHISH.

Ndërkohë që sipas SHISH theksi ka qenë te propaganda, për të ulur efektshmërinë e masave anti-Covid, me qëllim për të bërë vendin më vulnerabil, ndërsa kjo strategji po përdoret edhe për vaksinat.

“Situata e COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, duke ndikuar negativisht në perceptimin e rrezikshmërisë reale të pandemisë”, thuhet në raportin e SHISH.

Raporti i plotë i SHISH:

“Situata e shkaktuar nga COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, të cilat ndikuan negativisht në përgjigjen reaguese dhe perceptimin e publikut mbi rrezikshmërinë reale të pandemisë.

Aktorë shtetërorë jo-perëndimorë dhe ata jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, u angazhuan në fushata dezinformacioni dhe në lidhje me COVID-19, duke rënduar krizën dhe minuar përpjekjet për tejkalimin e saj, përfshi supozime se Perëndimi e ka krijuar virusin, se virusi është një armë biologjike, se BE-ja po dështon në menaxhimin e pandemisë, institucionet euro-atlantike nuk kanë kapacitete reaguese kolektive, se do të shpërbëhen nën këtë presion, etj. Mediat online dhe rrjetet sociale u bënë përcjellëse te publiku i teorive konspirative dhe raportimeve false.

Përveç përdorimit të aseteve të tyre mediatike, apo mediave të financuara e orientuara prej tyre për të drejtuar fushata të shënjestruara dezinformacioni, edhe shpërndarja jo e qëllimtë e informacionit fals dhe teorive konspirative në hapësirën online, ndenja e pasigurisë të publikut dhe nevojës për përgjigje lidhur me COVID-19, i favorizoi për të përhapur narrativat e tyre, propaganduar superioritetin dhe shënjestruar sistemet demokratike si të dështuara.

Në rajon dhe vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin për arritjen e objektivave strategjike për t’iu kundërvënë dhe penguar proceset integruese euro-atlantike në rajon. Fokusi propagandues në hapësirën online u vu në problematikat historike: keqtrajtimi i supozuar i vendeve të rajonit nga faktori perëndimor, duke pretenduar përdorimin e standardeve të dyfishta kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjeve specifike në vendet e Ballkanit Perëndimor; hezitimi i supozuar i Perëndimit për të shpejtuar pranimin në BE të vendeve të BP; dobësitë e brendshme, veçanërisht në vendet pro-perëndimore; përshkrimi i faktorit shqiptar në rajon si kërcënim për rajonin dhe rolin e shqiptarëve si nxitës të politikave nacionaliste për të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”. Paralelisht me objektivin për të penguar integrimin euro-atlantik, kjo propagandë synoi të promovonte imazhin dhe interesat e tyre, të inkurajonte ndjenjat kundër NATO-s dhe të nxiste tensione ndëretnike me qëllim dobësimin e kohezionit në rajon.

Në morinë e teorive konspirative që karakterizuan situatën në shkallë globale, edhe në vendet e rajonit dhe Shqipëri, pati qarkullim të tyre në rrjetet sociale dhe mediat online, të cilat i përcollën në gjuhët vendase. Një numër teorish konspirative janë shpërndarë nga platforma propaganduese, sociale e mediatike, që reflektuan edhe publikimet në kanalet mediatike shtetërore dhe jo-shtetërore të vendeve jo-perëndimore, të regjistruara në këto vende por edhe jashtë tyre, pa lidhje të qarta shtetërore. Shpërndarja e qëllimtë, por edhe për motive klikimi, nga llogari rrjetesh sociale, patën ndikim në perceptimin e publikut, me impakt në ulje të besueshmërisë për masat kundër COVID-19 dhe rrezikshmërinë reale të pandemisë. Hapësira online e vendeve të rajonit, por edhe vendit tonë, u bë shpërndarëse e këtyre narrativave.

Pandemia e shpejtoi përdorimin e diplomacisë agresive për të promovuar superioritetin e sistemeve politike autoritare. Propaganda që shoqëroi dërgesat dhe asistencën prej tyre në muajt e parë të pandemisë u shoqërua me rritje të propagandës dhe si instrument për të dëshmuar superioritet dhe rivalitet me Perëndimin. Narrativat e tyre shpesh konverguan dhe mbështetën reciprocikisht njëra-tjetrën në synimet e tyre gjeostrategjike. Mediat online dhe rrjetet sociale përcollën në gjuhët e rajonit këto narrativa, propagandën për “menaxhimin efikas të pandemisë”, qasjen e tyre humanitare ndaj vendeve të rajonit, me kujdesje të pasqyrimit të tyre si ndihma humanitare ndaj popujve të rajonit, etj. Platformat online kanë luajtur rolin e shumëfishuesve të propagandës e dezinformacionit, duke bërë të mundur ndërlidhjen e audiencës shqipfolëse me operacionet informative.

Objektivat kryesore të operacioneve informative të këtyre aktorëve janë nxitja dhe amplifikimi i ndasive politike, sociale, etnike, fetare; minimi gradual i besimit në proceset, në sistemin demokratik, institucionet kombëtare e ndërkombëtare; përçarja e kohezionit kombëtar dhe midis vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së; manipulimi i perceptimit publik mbi to dhe paraqitja e modeleve të tyre qeverisëse si të suksesshme në menaxhimin e situatës në raport me shtetet perëndimore dhe organizmat ndërkombëtare”, sipas SHISH.

“Situata e shkaktuar nga COVID-19 dhe teoritë konspirative që e shoqëruan atë, luajtën rol edhe në tablonë ekstremiste të dhunshme, të motivuar ideologjikisht, në lulëzim të agjendave populiste e amplifikim të ekstremizmave të tjerë si nacionalist, racor dhe gjinor, të nxitur e mbështetur nga grupime të caktuara, të cilat rritën propagandën për përdorimin e dhunës si mjet për të nxitur ndryshimin që duan të shohin në shoqëri. Propaganda ekstremiste ka ndikuar shpesh në akte dhune ndaj forcave policore, kampeve të refugjatëve, akuza kundër politikave ndaj refugjatëve dhe emigrantëve si shkatërruese të homogjenitetit etnik.

Teoritë e konspiracionit përdoren për këtë synim, edhe për shkak se “janë tërheqëse” për ndjekësit në rrjetet sociale, duke ndikuar në uljen apo dobësimin e perceptimit publik në sistemet demokratike. Lëvizjet populise, por edhe ato civile anti-vaksinë, mund të përdorin situatën për të zgjeruar mbështetësit e tyre dhe për t’u faktorizuar më pas në shoqëri dhe skenën politike, duke çuar përpara agjendat e tyre.

Në vendet perëndimore, situata e COVID-19 u shoqërua me demonstrime të dhunshme ndaj autoriteteve policore e institucioneve shtetërore. Edhe në vendet e rajonit pati thirrje nga elementë e grupime të veçanta për të reflektuar demonstrimet e vendeve evropiane. Nuk përjashtohet manipulimi i mundshëm i tyre nga aktorë jo-perëndimorë për të shkaktuar destabilitet, fenomen i evidentuar në SHBA dhe vendet evropiane.”

Etiketa: raportshish


Ju sugjerojmë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Para
Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Horoskopi, 18 gusht 2021

Parashikimi i motit, 2 Mars 2021

Parashikimi i motit për sot, zonat ku priten reshje shiu

Rreth gjysma e punonjësve në sektorin publik me arsim fillor dhe të mesëm

Rreth gjysma e punonjësve në sektorin publik me arsim fillor dhe të mesëm
















TE FUNDIT

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}