Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, zonat ku priten reshje shiu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 18/08/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë një mot me kthjellime dhe temperatura të larta.

Por, parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulëta, por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore ndërsa shira të papërfillshëm rrezikohen sërish në skajin verior.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në  mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./Opinion.al

Pas